8 C
Tetovo
E shtunë, 7 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedoniNë Aeroportin e Shkupit kapet “një thes” me para

Në Aeroportin e Shkupit kapet “një thes” me para

Zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të një pasagjeri, shtetas i huaj, i cili po udhëtonte drejt Londrës, zbuluan 150 mijë paund britanikë të cilët nuk ishin deklaruar sipas detyrimeve ligjore.

Sipas Ligjit për Punë Devizore, pasagjerit i janë kthyer deviza në kundërvlerë prej 10 mijë eurosh, ndërsa pjesa tjetër prej 141,315 paund britanikë është mbajtur përkohësisht. Siç njofton Drejtoria e Doganave, ndaj personit është ngritur kallëzim përkatës për kundërvajtje.

Nga kjo drejtori theksojnë se zbatojnë vazhdimisht aktivitete që synojnë zbulimin dhe parandalimin e transferimit të paligjshëm ndërkufitar të parave të gatshme, duke kontribuar drejtpërdrejt në luftën kundër krimit financiar.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments