Doganierët nga vendkalimi kufitar Bogorodicë kanë konfiskuar rreth 700 veshje të padeklaruara dhe 22 palë këpucë të destinuara për shitje në tregun e vendit tonë. Në të gjitha rastet, personat, shtetas të Maqedonisë kanë tentuar në mënyrë të paligjshme ta importojnë mallin pa paguar detyrimet e importit, njoftojnë nga Dogana e Maqedonisë.
“Në katër prej rasteve, veshje dhe këpucë të padeklaruara janë zbuluar gjatë kontrollit të autobusëve në çantat e udhëtimit të pasagjerëve, si dhe në çanta të zeza poshtë sediljeve të pasme. Në rastin e fundit, veshjet e padeklaruara janë zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh. Produktet janë konfiskuar, ndërsa ndaj personave kanë nisur procedurat përkatëse”, njoftojnë nga Drejtoria e Doganave.