8 C
Tetovo
E diel, 14 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeBotaNë Gazë arriti ndihma humanitare e Kosovës

Në Gazë arriti ndihma humanitare e Kosovës

Ndihma humanitare nga Qeveria e Kosovës ka arritur në Gaza dhe ka filluar menjëherë shpërndarja për familjet në nevojë, transmeton Poralb.mk.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se ndihma humanitare e ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e dedikuar për popullin e Gazës ka mbërritur në Gaza dhe menjëherë ka nisur shpërndarja për familjet në nevojë, përmes partnerëve humanitarë në terren.

“Dërgesa jonë, në vlerë prej 500 mijë euro, përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë”, informoi Gërvalla.

Ajo theksoi se asgjë nuk e zëvendëson humbjen dhe dhimbjen atje.

“Por shpresojmë që kjo ndihmë modeste t’u japë sadopak mbështetje e lehtësim familjeve, sidomos fëmijëve dhe të moshuarve, në ditë kur edhe gjërat më bazike mungojnë”, tha Gërvalla.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments