Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2024, çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëri në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 6.625 denarë për KWh, që paraqet rënie për 9.1 % krahasuar megjysmëvjetorin e dytë të vitit 2023, transmeton Portalb.mk.
Çmimi mesatar i energjisë elektrike, pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët fundorë, përveç amvisërive, sillet nga 4.860 deri në 11.010 denarë për KWh sipas grupeve të konsumatorëve.
Çmimi mesatar i gazit natyror, pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët fundorë, përveç amvisërive, sillet prej 786.198 deri në 1208.634 denarë për GJ sipas grupeve të konsumatorëve.
Çmimi mesatar me pakicë i gazit natyror për amvisëri është 1679.526 denarë.