Në mëngjesin e sotëm më ftohtë ishte në Kodrën e Diellit, ku në orën 08:30 u matën -8 gradë Celsius.
Moti ishte i ftohtë edhe në qytetet e tjera. Në Krushevë dhe Mavrovë u matën -5 gradë.
Temperatura të ulëta u regjistruan edhe në Kumanovë me -2 gradë, në Kriva Pallankë, Berovë dhe Vinicë me -1 gradë, ndërsa 0 gradë u shënuan në Shkup-Petrovec, Shkup- Muri Zajçevit, Tetovë, Ohër, Pretor, Shtip, Manastir, Prilep dhe Strumicë. Në Kavadar, Veles u matën 1 gradë, ndërsa në Gjevgjeli dhe Demir Kapi u shënuan 2 gradë Celsius.
Sasia më e madhe e reshjeve të shiut në 24 orët e fundit është regjistruar në Mavrovë, 39 litra për metër katror, e ndjekur nga Pozharan, Ohri, Krusheva, Tetova dhe qytete të tjera.
Sa i përket borës, trashësia më e madhe është regjistruar në Kodrën e Diellit me 31 centimetra, e ndjekur nga Krusheva me 14 centimetra dhe Ohri me 5 centimetra.

