8 C
Tetovo
E diel, 22 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedoniNë Maqedoni ulet TVSH-ja për karburantet nga 18% në 10%

Në Maqedoni ulet TVSH-ja për karburantet nga 18% në 10%

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme vendosi që tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) për karburantet të ulet nga 18% në 10%. Siç deklaroi në konferencë për media kryeministri Hristijan Mickoski, kjo masë është ndërmarrë për të parandaluar një goditje të çmimeve, përcjell INA.

“Sipas analizave të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe zhvillimeve në tregjet globale, pritet rritje e re e çmimeve të karburanteve, përkatësisht benzina për 6.5 denarë dhe dizeli për 10.5 denarë për litër. Kjo do të thoshte se, nëse nuk do të merrnim këtë vendim, Eurosuper BS-95 do të arrinte në 93 denarë, BS-98 në 95 denarë, ndërsa dizeli në 102.5 denarë. Me këtë vendim nuk do të ketë rritje të çmimit të benzinës, ndërsa dizeli do të shtrenjtohet për 3.5 denarë”, tha Mickoski.

Ai shtoi se, përveç zbritjes së dakorduar prej 2 denarësh për litër, do të zhvillohen bisedime me kompaninë OKTA për rritjen e zbritjes ndaj tregtarëve, duke shprehur pritjen që edhe ata të ulin një pjesë të fitimit gjatë krizës.

Ulja e TVSH-së hyn në fuqi më 24 mars dhe kjo masë do të zgjasë dy javë.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments