Kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar fuqimisht për përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve përmes rritjes së vazhdueshme të pagave dhe investimeve në sektorët kyç – arsim dhe shëndetësi.
Ai, në një intervistë për Veçer.mk, theksoi se rritjet e pagave në arsim dhe shëndetësi po realizohet në përputhje me marrëveshjet katërvjeçare të nënshkruara tashmë me sindikatat përfaqësuese.
“Po i rrisim pagat në shëndetësi dhe arsim si rezultat i marrëveshjeve që tashmë i kemi nënshkruar me sindikatat, pra me sindikatat përfaqësuese, dhe këto janë marrëveshje për një periudhë katërvjeçare, konkretisht në arsim për vitet 2025, 2026 dhe 2027, varësisht nga kapaciteti buxhetor, përshtatja, pra rritja do të jetë midis 7,5% dhe 10%, dhe në vitin 2028 midis 10% dhe 12,5%, që është një marrëveshje katërvjeçare e nënshkruar me sindikatat përfaqësuese”, tha Mickoski.
Ai kujtoi se gjatë këtij viti rritje të pagave morën edhe pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, që është, potencialisht, një tregues i qartë i një qasjeje sistemike për përmirësimin e pagave në sektorin publik.
“Një formulë të ngjashme kemi edhe me sindikatat përfaqësuese në shëndetësi; do t’ju kujtoj se këtë vit, pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme morën gjithashtu rritje page, si dhe pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, pra në armatë, e kështu me radhë, në mënyrë që ne të kujdesemi absolutisht për standardin e qytetarëve dhe punonjësve brenda mundësive tona dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në të ardhmen, dhe gjithashtu lehtësojmë dialogun social midis punëtorëve dhe punëdhënësve”, theksoi Mickoski.




