8 C
Tetovo
E premte, 6 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedoniNë nder të 7 dhe 8 Marsit. Feti Abazi u dhuron mirënjohje...

Në nder të 7 dhe 8 Marsit. Feti Abazi u dhuron mirënjohje arsimtarëve dhe nxënësve

“Sot, në prag të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe Arsimit Shqip dhe 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, organizuam një ceremoni për ndarjen e mirënjohjeve për arsimtarët dhe nxënësit tanë që kanë përfaqësuar me sukses shkollat tona komunale në garat komunale në gjuhën shqipe dhe angleze”, ka uruar përmes Facebookut të tij, kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi.

“7 Marsi na kujton rrugëtimin dhe sakrificën për arsimin shqip, duke na rikujtuar se shkolla dhe dijet janë themeli i zhvillimit të shoqërisë sonë. Ndërsa 8 Marsi është një ditë reflektimi dhe vlerësimi për rolin e pazëvendësueshëm të gruas si shtyllë e familjes, arsimit dhe gjithë shoqërisë.

Falënderoj nga zemra të gjithë nxënësit për përkushtimin dhe sukseset e tyre, si dhe arsimtarët dhe stafin mësimdhënës për punën dhe angazhimin e palodhshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Sukseset e nxënësve tanë janë krenaria e komunës sonë dhe motivim për të vazhduar të investojmë në arsim dhe në të ardhmen e fëmijëve tanë.

Urime të gjithëve 7 dhe 8 Marsin!”, përfundon urimi i Abazit.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments