8 C
Tetovo
E diel, 22 Mars, 2026
BallinaLajmeBotaNë Slloveni, që nga mesnata është kufizuar furnizimi me karburant. Masa të...

Në Slloveni, që nga mesnata është kufizuar furnizimi me karburant. Masa të veçanta për të huajt.

Në Sllovenia, që nga mesnata ka hyrë në fuqi vendimi për kufizimin e furnizimit me karburant në pikat e benzinës, me qëllim të zvogëlimit të problemeve me furnizimin e derivateve të naftës.
Furnizimi me karburant në pikat e benzinës është kufizuar në 50 litra për person në ditë dhe 200 litra për person juridik dhe për person fizik që merret me veprimtari ekonomike, përfshirë bujqësinë. Kufizimet do të mbeten në fuqi deri në një vendim të ri.

Qeveria ka aktivizuar gjithashtu ushtrinë sllovene, e cila do të marrë pjesë në furnizim, ndërsa pjesëtarët e saj do të jenë në dispozicion edhe për transportin e karburantit. Qeveria ka ftuar edhe distributorët që të koordinojnë dërgesat nga depot deri te pikat e benzinës, në mënyrë që furnizimet të përshpejtohen.

Masa të veçanta për të huajt

Tregtarët e karburantit do të duhet që në mëngjes t’i dorëzojnë qeverisë raporte të reja për gjendjen në pikat e tyre të benzinës. Më pas, qeveria do të vendosë nëse janë të nevojshme masa shtesë, ka njoftuar mbrëmë kryeministri Robert Golob.
Sipas tij, qeveria synon të vendosë kufizime në shitjen e karburantit, veçanërisht për të huajt, për këtë arsye u është dhënë rekomandim tregtarëve që të përgatisin masa për shtetasit e huaj.

Problemet janë kryesisht me kompaninë Petrol, ndaj së cilës kryeministri ishte shumë kritik dje. Megjithatë, kjo kompani të shtunën deklaroi se me angazhim maksimal po siguron furnizimin e rrjetit të saj.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments