8 C
Tetovo
E mërkurë, 7 Janar, 2026
BallinaLajmeNevzat Bejta në Debresh: Zgjidhje e përhershme e problemit të ujit, prioritet...
- Advertisment -spot_img

Nevzat Bejta në Debresh: Zgjidhje e përhershme e problemit të ujit, prioritet në 100 ditët e para të mandatit

Kandidati i VLEN-it për kryetar komune në Gostivar, Nevzat Bejta në kuadër të takimeve me qytetarët, ka vizituar dje fshatin Debresh, ku ka bashkëbiseduar me banorët për problemet dhe nevojat e tyre, përcjell Fol

Gjatë takimit, Bejta ka deklaruar se në 100 ditët e para të mandatit të tij, nëse zgjidhet kryetar komune, do të nisin përgatitjet për një zgjidhje të përhershme të problemit me ujin e pijshëm në Debresh. Ai shtoi se më pas do të realizohen edhe projektet e tjera të parapara për këtë fshat, në përputhje me kërkesat e banorëve.

Sipas Bejtës, synimi është që Debreshi të mos përballet më me neglizhencë nga institucionet komunale dhe që investimet të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

“🇦🇱 Debreshi në një zë me Nevzat Bejtën 1️⃣

Në vazhdën e takimeve me qytetarët, ndalova sot edhe në fshatin Debresh, për të bashkëbiseduar me banorët e këtij vendi.

Premtova se në 100 ditët e para si kryetar komune, do të nisim përgaditjet për zgjidhjen e përhershme të problemit me ujin e pijshëm për banorët e Debreshit, teksa tutje do të realizohen të gjitha projektet e parapara për Debreshin, gjithmonë sipas kërkesave të banorëve.

Nuk ka më neglizhencë, nuk ka më harresë nga komuna, është koha për punë të mira dhe në dobi të të gjithë qytetarëve pa dallim!”, ka theksuar Bejta./Fol.mk/

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments