8 C
Tetovo
E mërkurë, 7 Janar, 2026
BallinaLajmeNevzat Bejta paralajmëron 25 projekte kapitale për Gostivarin dhe transparencë më të...
- Advertisment -spot_img

Nevzat Bejta paralajmëron 25 projekte kapitale për Gostivarin dhe transparencë më të madhe të vetëqeverisjes lokale

Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit në zgjedhjet e përsëritura, Nevzat Bejta, në konferencën e sotme për shtyp paralajmëroi projekte dhe transparencë më të madhe për të zvogëluar keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Kandidati, i cili mbështetet nga koalicioni VLEN, theksoi se programi i tij përfshin 25 projekte kapitale që lidhen me infrastrukturën, të cilat, sipas tij, do të zbatohen në bashkëpunim me qeverinë qendrore.

Në konferencën për shtyp, Bejta theksoi se me ardhjen e tij në krye të komunës, nuk do të ketë revanshizëm ndaj punonjësve në administratën komunale, pavarësisht përkatësisë së tyre partiake. Nëse punonjësit i kanë kryer detyrat e tyre me ndërgjegje dhe ndershmëri, nuk duhet të shqetësohen.

“Përgjegjësia nuk është e administratorëve, por e eprorëve të tyre, Taravarit dhe Limanit. Ekzistojnë dokumente për rastet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare si kryetarë komune që i paraqita më parë dhe të gjitha provat do t’u dorëzohen institucioneve kompetente për hetim dhe drejtësi”, tha Bejta.

Bejta deklaroi se një nga prioritetet kryesore të udhëheqjes së re komunale që ai do të udhëheqë është ndalimi i të gjitha formave të keqpërdorimit dhe në të njëjtën kohë rritja e transparencës në komunën e Gostivarit.

Nevzat Bejta i shfrytëzoi këto ditë për takime me qytetarët dhe në biseda të drejtpërdrejta ua prezantoi atyre programin e tij dhe kërkoi mbështetje për të votuar për të në zgjedhjet e 11 janarit.

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments