8 C
Tetovo
E mërkurë, 3 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniNexhmedin Sadiku dhe Arben Fetai në Preshevë: Forcim i bashkëpunimit mes komunave...

Nexhmedin Sadiku dhe Arben Fetai në Preshevë: Forcim i bashkëpunimit mes komunave shqiptare

Kandidati i VLEN për kryetar të Komunës së Likovës, Nexhmedin Sadiku, ka zhvilluar një takim të frytshëm me kryetaren e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, së bashku me zëvendëskryeministrin Arben Fetai.

Sadiku theksoi se ky takim përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes komunave shqiptare, me synim shkëmbimin e përvojave, realizimin e projekteve të përbashkëta dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët e Likovës dhe Preshevës.

“Besojmë se vetëm përmes partneritetit dhe koordinimit mund të ndërtojmë një zhvillim të qëndrueshëm dhe të avancojmë interesat e përbashkëta të komuniteteve tona”, u shpreh Sadiku.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments