Nga 1 janari do të rritet çmimi parkimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Siç informon koncesionari “TAV Makedonija”, çmimet prej 100 denarë për një orë, 150 denarë për dy orë dhe 200 denarë për tre orëdo të mbeten të njëjta.
Parkimi në aeroport për më shumë se tre orë do të rritet për 50 denarë, gjegjësisht nga 250 në 300 denarë, 4-6 orë do të jetë 400 denarë, 6-8 orë 500 denarë dhe 1000 në vend të 850 denarë 8-24 orë.
Për 1.000 denarë rritet çmimi parkimit për ato që parkojnë për disa ditë, kështu që për tre deri në pesë ditë parkimi do të kushtojë 3.500 denarë, nga pesë deri në shtatë ditë 4.500 denarë, ndërsa për çdo ditë të ardhshme do të paguani plus 400 denarë.