8 C
Tetovo
E hënë, 25 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniNga 1 shtatori rregulla të reja për importin e automjeteve

Nga 1 shtatori rregulla të reja për importin e automjeteve

Rreth 1,3 milionë euro do të kursejnë importuesit e automjeteve në vend me hyrjen në fuqi të rregullave të reja për automjetet, të cilat parashikojnë zbatimin e standardeve evropiane për homologimin e tipit të automjetit, miratimin individual të automjetit, identifikimin, vlerësimin e gjendjes teknike dhe lëshimin e certifikatave për përmbushjen e kërkesave teknike, njoftoi Ministria e Energjisë.

Ballina Lajmi i Dites
Lajmi i DitesPa Censurë
Nga 1 shtatori rregulla të reja për importin e automjeteve
25 August 2025, 18:06

Rreth 1,3 milionë euro do të kursejnë importuesit e automjeteve në vend me hyrjen në fuqi të rregullave të reja për automjetet, të cilat parashikojnë zbatimin e standardeve evropiane për homologimin e tipit të automjetit, miratimin individual të automjetit, identifikimin, vlerësimin e gjendjes teknike dhe lëshimin e certifikatave për përmbushjen e kërkesave teknike, njoftoi Ministria e Energjisë.

Rregullat do të fillojnë të zbatohen nga 1 shtatori dhe janë të përfshira në rregulloren e re për automjetet, e cila pas 17 vitesh mundëson zbatimin e plotë të Ligjit për Automjetet.

Ky shumë parash, siç thekson Ministria e Energjisë, deri më tani shkonte tek kompanitë e huaja që lëshonin certifikatat TÜV për gjendjen teknike të automjeteve. Tani kjo procedurë do të rregullohet përmes përfaqësuesve të autorizuar vendas.

Ky është një prej ndryshimeve që sjell rregullorja e re.
Sipas rregullave të reja, homologimi i tipit të automjetit për të gjitha variantet e tij do të bëhet sipas dokumentit WVTA – sistemi për homologimin e plotë të tipit të automjetit, pa testime shtesë, përveç nëse importuesi kërkon ndryshe.

Sistemi WVTA i mundëson prodhuesit të marrë certifikatë për një tip automjeti në një vend të BE-së dhe ta shesë në të gjithë tregun e BE-së pa teste shtesë.

Miratimi individual i automjeteve do të bëhet vetëm për ato automjete për të cilat nuk ka homologim tipi as në Maqedoni e Veriut dhe as në BE, dhe kjo do të kryhet nga Byroja e Metrologjisë.

Automjetet me tip të homologuar më parë në BE ose në Maqedoni të Veriut nuk kanë nevojë për procedurë të veçantë për miratim individual, por kalojnë drejtpërdrejt në procedurën e identifikimit dhe vlerësimit teknik.

Importuesit e automjeteve kanë detyrimin të lëshojnë certifikata për përmbushjen e kërkesave teknike për të gjitha automjetet që kanë homologim tipi evropian (WVTA) ose kombëtar. Për automjetet për të cilat nuk ekziston homologim tipi as në Maqedoni, as në BE, importuesit nuk kanë këtë obligim – për to certifikatat do të lëshohen nga institucione të pavarura të pranuara nga Byroja e Metrologjisë.

Rregullorja parashikon afate më të shkurtra për homologimin e tipit në Byronë e Metrologjisë. Procedura shkurtohet dhe bëhet më efikase. Po ashtu, rregullorja i rregullon edhe çmimet e shërbimeve të Byrosë së Metrologjisë. Certifikatat për përmbushjen e karakteristikave teknike te përfaqësuesit do të kushtojnë 40-50 euro.

Ministria thekson se bashkëpunimi me përfaqësuesit është kyç për zbatimin e suksesshëm të Ligjit dhe krijimin e një sistemi funksional besimi.

– Po ndërtojmë një marrëdhënie partneriteti me importuesit si element kyç në procesin e harmonizimit me standardet evropiane. Qytetarët duhet të ndihen të mbrojtur dhe të mbështetur në çdo procedurë të homologimit të automjeteve – tha ministrja e Energjisë, Sanja Bozhinovska, pas takimit me mbi 40 përfaqësues të autorizuar dhe importues të automjeteve në Maqedoninë e Veriut.

Në takim morën pjesë edhe drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Vllatko Stojkoski, përfaqësues të Byrosë së Metrologjisë dhe Doganës, si dhe profesori Darko Danev, i cili prezantoi ndryshimet në procedurat e miratimit të automjeteve.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments