Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arbën Fetai, deklaroi se Aleanca për Shqiptarët vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë, pavarësisht zhvillimeve të fundit politike brenda partisë.
Në një intervistë për emisionin Klik Plus në TV21, Fetai tha se nga gjithsej 50 funksionarë shtetërorë të emëruar nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, vetëm tre kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.
“Nga 50 funksionarë të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, vetëm tre kanë dhënë dorëheqje. Të gjithë të tjerët vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre. Aleanca për Shqiptarët është pjesë e Qeverisë,” u shpreh Fetai.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur brenda Aleancës për Shqiptarët janë shtuar zërat për ndarje dhe pozicionime të ndryshme ndaj qëndrimit për pjesëmarrjen në Qeveri/fol.mk