Llogaritja verore e kohës fillon në orën 02:00 pas mesnate, kur akrepat e orës do të zhvendosen një orë më parë dhe koha do të llogaritet si 03:00.
Llogaritja verore e kohës përfundon më 27 tetor në orën 03:00, pra duke u zhvendosur një orë prapa, koha në orën 03:00 do të llogaritet si në orën 02:00.
Vendimi për vendosjen e kohës verore është në përputhje me Ligjin për llogaritjen e kohës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 17/96 dhe 16/97) dhe në përputhje me direktivat evropiane, njoftoi të martën Qeveria.