8 C
Tetovo
E martë, 6 Janar, 2026
BallinaLajmeNga gjithsej 11 ditë jo pune për vitin 2026 në Maqedoni, 7...
- Advertisment -spot_img

Nga gjithsej 11 ditë jo pune për vitin 2026 në Maqedoni, 7 do të jenë vikende të zgjatura

Në vitin 2026, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë shtatë fundjava të zgjatura. Nga gjithsej 11 ditë jo pune për të gjithë qytetarët, shtatë prej tyre bien të premten ose të hënën dhe lidhen me fundjavën, ose bien të dielën dhe, sipas Ligjit, transferohen si ditë jo pune të hënën.

Fundjava e parë e zgjatur do të jetë gjatë Fitër Bajramit, i cili bie më 20 mars (e premte), ndërsa tjetra është në prill, kur festohet Pashka Ortodokse. Kështu, ditë jo pune janë 13 prilli (e hënë) për të gjithë qytetarët dhe 10 prilli (e premte), ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks.

Qytetarët do të kenë fundjavë të zgjatur edhe për 1 Majin – Ditën e Punës, që bie të premten, si dhe për 24 Majin – Ditën e iluministëve mbarësllavë, që bie të dielën, ndërsa 25 maji (e hënë) është ditë jo pune.

Fundjavë e zgjatur do të ketë edhe për 2 Gushtin – Ditën e Republikës, ku dita jo pune është 3 gushti (e hënë), si dhe për Ditën e Kryengritjes Popullore, që festohet më 11 tetor. Kjo festë bie të dielën, por meqë është festë shtetërore, dita jo pune është 12 tetori (e hënë).

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të festojnë me fundjavë të zgjatur edhe për Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase, më 23 tetor (e premte).

Duke qenë se për qytetarët ortodoksë ditë jo pune janë edhe 19 janari (e premte), 29 maji (e premte para Ditës së shpirtit) dhe 28 gushti – Fjetja e Shën Mërisë, që gjithashtu bie të premten, ata do të kenë edhe tre fundjava të tjera të zgjatura.

Ditë jo pune për të gjithë qytetarët janë:

1 janari, Viti i Ri,
7 janari, Krishtlindja,
8 shtatori, Dita e Pavarësisë,
8 dhjetori (e martë), Dita e Shën Klimentit të Ohrit
Për qytetarët e besimit ortodoks, ditë jo pune është edhe 6 janari – Nata e Krishtlindjes, i cili festohet të martën.

Për qytetarët e besimit katolik, ditë jo pune janë:

6 prilli (e hënë), Pashka – dita e dytë e Pashkës,
1 nëntori (e diel), Festa e të Gjithë Shenjtorëve,
25 dhjetori (e premte), dita e parë e Krishtlindjes.
Për qytetarët e besimit mysliman, ditë jo pune është:

27 maji (e mërkurë), Kurban Bajrami – dita e parë e Kurban Bajramit.
Sipas Ligjit për Festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut (Gazeta Zyrtare e RM nr. 21/98 dhe 18/07), në vitin 2026 ditët jo pune janë:

Për të gjithë qytetarët e RMV-së

1 janar (e enjte), Viti i Ri
7 janar (e mërkurë), Krishtlindja sipas kalendarit ortodoks
20 mars (e premte), Fitër Bajrami
13 prill (e hënë), Pashka – dita e dytë sipas kalendarit ortodoks
1 maj (e premte), Dita e Punës
24 maj (e diel), “Shën Kirili dhe Metodi” – 25 maji (e hënë) është ditë jo pune
2 gusht (e diel), Dita e Republikës – 3 gushti (e hënë) është ditë jo pune
8 shtator (e martë), Dita e Pavarësisë
11 tetor (e diel), Dita e Kryengritjes Popullore – 12 tetori (e hënë) është ditë jo pune
23 tetor (e premte), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase
8 dhjetor (e martë), “Shën Klimenti i Ohrit”
Për qytetarët e besimit ortodoks

6 janar (e martë), Nata e Krishtlindjes
19 janar (e hënë), Uji i Bekuar
10 prill (e premte), E Premtja e Madhe
29 maj (e premte), Dita e Shpirtit – e premtja para festës
28 gusht (e premte), Fjetja e Shën Mërisë
Për qytetarët e besimit katolik

6 prill (e hënë), Pashka – dita e dytë
1 nëntor (e diel), Festa e të Gjithë Shenjtorëve
25 dhjetor (e premte), dita e parë e Krishtlindjes
Për qytetarët e besimit mysliman

27 maj (e mërkurë), Kurban Bajrami – dita e parë
Për qytetarët e komuniteteve në RMV

Komuniteti shqiptar: 22 nëntor (e diel), Dita e Alfabetit Shqiptar
Komuniteti serb: 27 janar (e martë), Shën Sava
Komuniteti rom: 8 prill (e mërkurë), Dita Ndërkombëtare e Romëve
Komuniteti vllah: 23 maj (e shtunë), Dita Kombëtare e Vllehëve
Komuniteti hebre: 21 shtator (e hënë), Jom Kipur – dita e parë
Komuniteti boshnjak: 28 shtator (e hënë), Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve
Komuniteti turk: 21 dhjetor (e hënë), Dita e mësimit në gjuhën turke

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments