Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,08 % në raport me vendimin e datës 16.05.2025.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 rritet për 2,00 denarë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) rritet për 0,50 denarë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 4,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU rritet për 0,279 denarë për kilogram.
Nga data 20.05.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 75,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 77,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 67,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 69,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 36,808 (denarë/kilogram)