Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në intervistë për TV 21 në emisionin e pasdites, ka folur rreth fëmijërisë së tij dhe hapësirës ku është rritur. Fetai ka deklaruar se që nga fëmijëria mbanë mend Protestat e viteve ’80 në Kumanovë kur mësuesit dhe intelektualët shqiptarë u përzunë nga puna, por gjithashtu edhe protestat në Kosovë pas diferencimeve politike dhe heqjes së statutit politik të Kosovës.
“Menjëherë pas diferencimeve politike dhe protestave në Kumanovë, babi iku nga vendi për në Belgjikë dhe unë bashkë me motrat mbetëm vetëm me nënën në shtëpi. Ndërsa pas një periudhe kohore, pasi babi u sistemua në Belgjikë, ne u ribashkuam dhe vazhduam jetën bashkë në Belgjikë”, deklaroi Fetai.
Fetai tha se ndihet mirë që tani, fëmijët e sotëm nuk e kanë fatin e njëjtë dhe problemet e njëjta si fëmijët e gjeneratës së tij. Ai shtoi se rritja në ambient të tillë ka ndikuar që ai të ketë interes për politikë.