Në Strugë kanë nisur punimet për ndërtimin e sistemit të kanalizimit në fshatin Vranishtë, një projekt me rëndësi dekadash për qytetarët e zonës, i cili do të kushtojë rreth 1.5 milionë euro.
Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi rëndësinë e projekteve infrastrukturore:
“Ky është një projekt me rëndësi dekadash. Me realizimin e këtij dhe projekteve të ngjashme, Qeveria po e thyen gradualisht stereotipin e së kaluarës se të gjithë politikanët punojnë vetëm për vete. Ne do të japim gjithçka nga vetja që qytetarët të kenë jetë më cilësore.”
Ndërsa kryetari i komunës së Strugës, Mendi Qyra, shtoi:
“Do të kushtojë rreth 1.5 milionë euro, që do tua lehtësojë gjendjen e kanalizimit Vranishtës dhe qytetarëve të saj. Ky projekt është i pesti me radhë dhe besoj që tre projekte që do të bëhen radhazi, që do të vlejnë rreth 9 milionë euro, që pjesa dërmuese e qeverisë së RMV-së…normalisht këtu edhe komuna e Strugës participon me një pjesë të mjeteve dhe shpresojmë që bashkëpunimi i mirë me qeverinë. kryeministrin, dhe ministrat, të na japë mundësi që të bëjmë më tepër projekte për qytetarët e Strugë.

