Pas më shumë se një dekade premtim, kur banorët e fshatit Zhelinë kishin humbur shpresat, Blerim Sejdiu kryetar i Komunës së Zhelinës po e bën realitet një projekt madhor për komunën e tij. Sipas një njoftimi në rrjetin social facebook, Blerim Sejdiu ka shkruar se sot filloi ndërtimi i Bulevardit në fshatin Zhelinë, edhe atë i plotë e jo deri në gjysëm që sipas tij oponentët politik kishin akuzuar. Ky është një projekt madhor për komunën e Zhelinës e që sipas vlerave pritet që të kushtojë mbi 500 mijë euro!