Kryetarini Lëvizjes Besa në fjalimin e tij në manifestimin e organizuar nga VKEN, nën moton një vit Qeverisje,ka deklaruar se ky vit ka qen vit i shpresës, vit i luftës për të riparuar dëmet e shkaktuara në sistemin e shtetit, një vit plot dinamikë me ndërtime dhe zhvillim.
Shtoi se duheshin vetëm në 365 ditë punë dhe përkushtim, që qytetarët ta ndjejnë se shteti dhe institucionet u takojnë atyre.
Pjesë nga fjalimi:
Se në vendin tonë ja VLEN të jetohet dhe ndërtohet ardhmëria e fëmijëve tanë.
Në vitin që lamë pas, munguan vetëm skandalet për krim dhe korrupsion. Për fat të keq, kishte nga ata që tentuan të bëjnë diçka të tillë. Por nuk u lejuan. Prandaj sot, qëndrojnë në prehrin e miqve të tyre që i përkasin të njëjtit mentalitet të veprimit!