8 C
Tetovo
E enjte, 26 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniNjë vit qeverisje VLEN - Durmishi: Ishte vit i sfidave, por sot...

Një vit qeverisje VLEN – Durmishi: Ishte vit i sfidave, por sot flasim me fakte!

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi nga radhët e VLEN-it, ka prezantuar rezultatet konkrete të njëvjetorit të qeverisjes, duke theksuar se mbi 16.000 qytetarë janë përfshirë në masat aktive për punësim, përmes Planit Operativ 2025.
“Ky është investimi më i madh ndonjëherë në këtë sektor 40 milionë euro për punësim, përkrahje për biznese, trajnim dhe përfshirje sociale”, theksoi Durmishi në konferencën për shtyp.

Ai rikujtoi se Ministria ka zbatuar edhe masa për stabilizimin e çmimeve, miratuar ligjin për punë fleksibile, si dhe ka hapur rrugën për punësim legal të të rinjve, pensionistëve dhe familjeve me ndihmë sociale, pa humbje të përfitimeve.
“Kemi folur më pak, kemi punuar më shumë. Dhe çdo ditë kemi pasur parasysh një qëllim, një ekonomi që punon për qytetarin”,tha ministri Durmishi.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments