8 C
Tetovo
E mërkurë, 13 Gusht, 2025
BallinaLajmeNjë yll i Strimnicës ndriçoi përjetësisht: Lamtumirë Besim!

Një yll i Strimnicës ndriçoi përjetësisht: Lamtumirë Besim!

Në kujtim të paharruar

 

Besim Abdi

U shua zemra e madhe e Strimnicës, njeriu që u bë frymëzim për të rinjtë, në fshat dhe në mërgatë.
Si në Zvicër, ashtu edhe në vendlindje, Besimi me çiftelinë e tij nuk lejonte që tradita të harrohej. Ai ishte gëzimi, humori dhe krenaria jonë.
Sot çiftelia hesht, por kujtimi yt do të mbetet i gjallë përgjithmonë.

Strimnica sot është në pikëllim. Nuk humbi vetëm një bir të saj, por një simbol të shpirtit të saj.
Besimi nuk ishte thjesht një shok apo bashkëfshatar, por një vëlla shpirtëror për të gjithë. Me zemër të madhe e buzëqeshje të përhershme, ai dinte të sillte gëzim në çdo tubim, duke bashkuar njerëzit rreth muzikës dhe kulturës sonë.

Në Zvicër, ishte i njohur si njeriu që ruante gjallë këngën dhe traditën shqiptare, duke e ndarë atë me të gjithë me krenari e dashuri.
I njohur për mirësinë, zemërgjerësinë dhe fjalën e ëmbël, ai la pas një boshllëk të madh, por edhe një trashëgimi shpirtërore që nuk shuhet.

Ngushëllime të sinqerta familjes, shokëve dhe miqve.
Zoti e mëshiroftë Besimin dhe e shpërbleftë me Xhennet.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments