Janë siguruar informacione shtesë nga gjuajtja me armë në Batincë të Shkupit, ku si rrjedhojë mbeti i vrarë personi me iniciale A.B.I, 34-vjeç nga fshati Maja e Zezë (Crnivrv) i Shkupit. Burime të TV21 brenda MPB-së bëjnë të ditur se vetura “Ford”, tip foristrade, ku ndodhej tashmë i ndjeri, është me targa të Italisë, ndërsa vetura “Mercedes”, prej ku dy persona me maska gjuajtën me armë, është me targa të Gjermanisë.
Vrasjen më herët e konfirmoi edhe MPB, në njoftimin e të cilëve thuhej:
“Më datë 01.07.2024, në ora 09:25 në SPB-Shkup është raportuar se në fshatin Batincë të Shkupit, dy persona me veturë të pasagjerëve “Mercedes” kanë qëlluar në automjetin e pasagjerëve “Ford” në të cilin ndodheshin A.B.I (34) dhe Z.I. (31), të dy nga fshati Maja e Zezë (Crnivrv) . A.B.I ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa Z.I. ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Urgjente në Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB-së.