8 C
Tetovo
E diel, 2 Nëntor, 2025
BallinaLajmeNuk ka census 33 për qind në raundin e dytë, kush fiton...

Nuk ka census 33 për qind në raundin e dytë, kush fiton një votë më tepër zgjedhet kryetar komune

Sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve doli me të dhënat e para për ecurinë e procesit zgjedhor por dhe jehonën e votuesve. Sipas KSHZ-së deri në orën 9 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 2.88 për qind e qytetarëve

“Jehona e votuesve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale deri në orën 9:00 është 2.88%, gjegjësisht gjithsejtë kanë votuar 22.379 votues. Të dhënat janë në bazë të të dhënave të përpunuara nga 76% e vendvotimeve”, deklaroi Boris Kondarko, kryetar i KSHZ-së.

Siç shkruan portali Lideri.mk, në raundin e dytë nuk ka census prej 33 për qind si në raundin e parë, kurse, kryetari i komunës zgjedhet me një votë më tepër.

Në këtë raund nuk marrin pjesë katër komunat, në të cila nuk u arrit censusi apo dalja e mjaftueshme e qytetarëve në votime, përkatësisht në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë. Për këto komuna do të zhvillohet procedurë krejtësisht e re zgjedhore. Sipas Kodit Zgjedhor, votimi do të mbahet të dielën brenda 60 ditëve nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të vitit 2025, transmeton Portalb.mk.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale për gjithsej 44 komuna i shpalli më 28 tetor.

Sipas informacionit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në këto komuna në raundin e parë nuk u arrit pjesëmarrja ligjore prej të paktën një të tretës (33.33 përqind) të votuesve të regjistruar, që është kusht që zgjedhjet të konsiderohen të suksesshme.

Në Gostivar, pjesëmarrja ishte 33.31 përqind, në Vrapçisht – 25.18 përqind, në Mavrovë dhe Rostushë – 30.31 përqind dhe në Qendër Zhupë – 21.49 përqind.

Sipas nenit 132 paragrafi (2) të Kodit Zgjedhor, nëse në raundin e parë të votimit për zgjedhjen e kryetarit të komunës, përkatësisht kryetarit të Qytetit të Shkupit, një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në certifikatën nga lista e votuesve për komunën përkatëse, pra qytetin e Shkupit, nuk dalin në votime, e gjithë procedura zgjedhore për komunën përkatëse do të përsëritet.

Si pasojë, neni 132-a thotë se zgjedhjet e përsëritura të përmendura në nenin 132 paragrafi (2) për komunën përkatëse do të mbahen jo më vonë se 60 ditë pas publikimit të rezultateve përfundimtare, me ç’rast kushti i parashikuar në nenin 132 paragrafi (1) të këtij Kodi në lidhje me pjesëmarrjen e një të tretës së numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në certifikatën nga lista ezgjedhire për komunën përkatëse nuk do të zbatohet.

Kështu, i gjithë raundi i parë për këto komuna do të përsëritet, dhe procedura e re zgjedhore do të fillojë brenda 60 ditëve pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale të vitit 2025.

Maqedonia e Veriut më 19 tetor mbajti zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e shtetit në të cilat zgjidhen kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 81 njësi të vetëqeverisjes lokale, në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments