I ftuar në Daily Click në TV21, përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Maqedoni te Veriut, Bekim Qoku tha se mos shfaqja e tij në media nuk kishte të bëjë me hatërmbetje ndaj koalicionit VLEN, pasi siç tha, për shkak të mungesës së strukturave të subjektit që ai përfaqëson, u vendos që mis të jenë pjesë e ekzekutivit, përcjell TV21. Qoku tha se është i kënaqur me koalicionin VLEN.
“Une si përfaqësues i Vetëvendosjes dhe si subjekt i pestë i këtij koalicioni, jam shumë i kënaqur me harmoninë dhe koalicionin në vetvete. Kemi një bashkëpunim dhe një bashkërendim të çdo aktiviteti dhe veprimi që bën VLEN-i dhe këtu nuk ka hatërmbetje është thjesht çështje teknike që subjekti Vetëvendosje të mos jetë pjesë e ekzekutivit sepse mungesë strukturave”, tha Qoku.