Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), numri i turistëve në prill të vitit 2024 është 81 752, prej të cilëve 23.0 për qind janë turistë vendor dhe 77.0 për qind turistë të huaj.
Numri i bujtjeve në prill të vitit 2024 është 151 720, prej të cilëve 28.8 për qind turistë vendor dhe 71.2 për qind turistë të huaj.
Në periudhën janar – prill 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 15.3 për qind edhe atë: te turistët vendor ka rritje për 7.4 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 19.3 për qind.
Në periudhën janar – prill 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i bujtjeve është rritur për 15.2 për qind edhe atë: te turistët vendor ka rritje për 15.0 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 15.4 për qind./MIA/