Përmes një reagimi të ashpër në rrjetet sociale, kryetarja e FRASH-it, Yllka Nuredini, ka kritikuar pa dorashka Arben Taravarin, duke e akuzuar se është shndërruar në zëdhënës të rikthimit të BDI-së.
“Na lute të mos dorëzoheshim para sistemit të instaluar nga BDI, e sot vetë po bën pazare me ta. Nga “Kurrë BDI”, je kthyer në “zëdhënës” të tyre”, shprehet Nuredini.
Ajo thekson se Taravari është konvertuar zyrtarisht në “artanist”, duke përqafuar të njëjtët njerëz që dikur i quante “instalime të shefit” dhe “shpëtimtarë të Mijallkovit”.
“Nuk bëjmë moral të hënën dhe marrëveshje të martën. Ne mbetëm aty ku na dha besimin qytetari. Aty është premtimi, aty është betimi: KURRË BDI”, shkruan Nuredini.
Sipas saj, Taravari ka shkelur fjalën, betimin dhe çdo parim që dikur e bënte ndryshe.