Ndërsa Ohri përballet me mungesë serioze të hapësirave të parkimit, problem që del në pah sidomos gjatë sezonit turistik, qyteti assesi të fitojë garazh në kate që paralajmërohet prej kohësh. Premtohet nga partitë gjatë çdo fushate zgjedhore. Por, sipas ministres së kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, ndërtimi i një garazhi në Ohër nuk ishte në interes të publikut.
“Ndërtesat me interes publik janë shkolla, kopshte, terrene sportive, por nuk është garazhi në kate”, tha Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministre e kulturës.
Kryetari i komunës, Kiril Pecakov, akuzon ministren Stojçevska për pengimin e ndërtimit të garazhit, megjithëse më parë komisioni nacional i UNESCO-s, kryetare e të cilit është ministrja, miratoi ndërtimin e tij.
“Që do të thotë se ne do të kishim tashmë një leje konservatori dhe leje ndërtimi, dhe shumë shpejt mund të fillonim procedurën, ku komuna e Ohrit do të financonte atë garazh në kate, dhe jo dikush tjetër. Ata ulën nivelin e kateve, u pajtova me gjithçka sepse nuk është me rëndësi publike, por edhe thelbësore. Sulmet që lidhen posaçërisht me Ohrin, të frymëzuara ose të udhëzuara nga Ministria e Kulturës, janë më shumë se një fushatë kundër meje”, u shpreh Kiril Pecakov – Kryetar i Ohrit.
Alsat pyeti në Ministrinë e Kulturës, pse ministrja, siç pretendon kryetari i komunës, nuk ka dhënë pëlqimin për ndërtimin e garazhit në kate, por, nuk morëm përgjigje.