Omer Ajdini ka reaguar ndaj zërave se ai ka qenë i gatshëm të kandidojë nga radhët e BDI-së. Në një deklaratë publike, ai theksoi se kurrë nuk ka dhënë pëlqim për një gjë të tillë.
“Unë asnjëherë nuk i kam thënë askujt ‘po, pranoj të dal kandidat me BDI-në’, dhe këtë e dinë të gjithë. Është e vërtetë që e kam menduar dhe e kam analizuar këtë ofertë pasi që më është ofruar, dhe kam thënë ‘ta mendojmë dhe të shohim’, sepse ka pasur argumente pro dhe kundër,” u shpreh Ajdini.
Ai shtoi se pas një analize të thelluar dhe konsultimeve të bëra, vendimi i tij ka qenë i qartë.
“Pas çdo analize dhe konsultimi, më ka thirrur ndërgjegja dhe më ka thënë: asgjë nuk vlen më shumë sesa dy gishta fytyrë. Unë kandidat me BDI-në, JO!”, deklaroi Ajdini.