8 C
Tetovo
E premte, 27 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniOrhan Ibrahimi me mesazh të fortë për Taravarin: "Kush e dogji shtëpinë,...

Orhan Ibrahimi me mesazh të fortë për Taravarin: “Kush e dogji shtëpinë, s’mund të kërkojë sot nga të tjerët ta fikim zjarrin”

Pas takimit të mbrëmshëm të Arben Taravarit me aktivin e pakët të ASH-së në Gostivar dhe thirrjes publike drejtuar Arben Fetait dhe Azir Aliut për të kandiduar në Likovë dhe Gostivar, ka reaguar ish-deputeti Orhan Ibrahimi me një mesazh të qartë dhe thumbues.

Reagimi i Orhan Ibrahimit:

“Pas gjithë rrugëtimit që bëri, nga ‘kauza për ndryshim’ deri te përqafimi politik me Ali Ahmetin, Arben Taravari tani paska vendosur të japë këshilla morale dhe të ndajë detyra për të tjerët.

Ftesat për Arben Fetain në Likovë dhe Azir Aliun në Gostivar duken më shumë si përpjekje për të larë duart nga përgjegjësia e tij.

Le t’i bëjë të fala Ziadin Selës, sepse të tjerëve as fytyrë s’u ka lënë t’u flasë. Kush e dogji shtëpinë, s’mund të kërkojë sot nga të tjerët ta fikim zjarrin”, deklaroi ish-deputeti Orhan Ibrahimi.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments