Vëzhguesit e OSBE/ODIHR do të shpallin vëzhgimet fillestare nga monitorimi i rrethit të parë të djeshëm të zgjedhjeve presidenciale në vend në një konferencë për media sot në orën 15:00.
Shefja e misionit, Gillian Stirk, e cila drejton misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, tha dje se pas vizitës në disa qendra votimi, vlerësimi është se fillimi ishte i mirë, por do të kenë një vlerësim të plotë se si shkoi procesi zgjedhor pas përfundimit të procesit zgjedhor.
“Ne vlerësojmë kolektivisht të gjithë procesin zgjedhor, nga kuadri legjislativ e deri tek zhvillimi aktual i zgjedhjeve, duke përfshirë financimin e fushatës dhe, natyrisht, rolin e medias.
Nesër do të prezantojmë rezultatet tona fillestare, do të mbajmë një konferencë për shtyp, ju jeni të mirëpritur të bashkoheni me ne atje dhe do të ketë një mundësi për pyetje për shtypin pas një deklarate të shkurtër që do të bëjmë unë dhe partnerët tanë nga Këshilli i Evropës”, tha dje Gillian Stirk.