Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani pas takimit me homologun e tij hungarez, Peter Sijarto, tha se pajtohet me qëndrimin e tij se çështja e kthimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, nuk është çështje e politikës së jashtme, shkruan TV21. Osmani tha se për ekstradimin e Gruevskit komunikojnë organet gjyqësore dhe ministritë e drejtësisë së dy vendeve.

“Fillimisht pajtohem me ministrin se kjo nuk është çështje e komunikimit të politikës së jashtme, është çështje e organeve gjyqësore dhe ministrive të drejtësisë, të cilat komunikojnë në atë pjesë, ndërsa unë mbetem në qëndrimin që ish-kryeministri duhet të jetë në RMV dhe të ballafaqohet me drejtësinë këtu, sepse nuk është në interes të asnjë vendi, kryeministri të jetë azil”, tha Osmani.