E martë, 29 Prill, 2025
BallinaLajmeRajoniOsmani uron Ditën e Forcës: Jeni gardianë të paqes dhe mbrojtës të...

Osmani uron Ditën e Forcës: Jeni gardianë të paqes dhe mbrojtës të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila aktualisht po qëndron për vizitë zyrtare në Kolumbi, e ka uruar Ditën e Forcës.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ushtarët e Forcës së Kosovës janë gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës.

“Urime Dita e Forcës! Në Ditën e ushtrisë sonë, nderojmë zemrën dhe shpirtin e mbrojtjes së atdheut – Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ju jeni gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës. Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë sonë, u takon lavdia e përjetshme”, ka shkruar Osmani.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments