8 C
Tetovo
E martë, 23 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniPakënaqësi brenda AKI-Tetovë, shkak lista e këshilltarëve

Pakënaqësi brenda AKI-Tetovë, shkak lista e këshilltarëve

Emërimi i Asaf Abduramanit si bartës i listës për këshillin komunal në Tetovë ka shkaktuar përçarje të thella brenda BDI-së, partisë kryesore në koalicionin AKI. Aktivistët e zellshëm ndihen të injoruar dhe nuk e pranojnë kandidaturën, duke e konsideruar vendim të imponuar dhe jashtë çdo konsultimi me bazën.

Edhe pas më shumë se 10 ditësh nga shpallja zyrtare e kandidatëve, strukturat lokale nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për emrin e Asafit. Kjo mungesë dialogu ka nxitur debate të ashpra dhe ndarje të dukshme, duke hedhur dyshime të forta mbi qëndrueshmërinë dhe kohezionin e brendshëm të koalicionit.

Në këtë klimë tensioni, pyetja kryesore që shtrohet është sa do ta mbështesë baza e BDI-së këtë listë dhe a do të arrijnë strukturat të mobilizohen pas një kandidature që duket se ka shkaktuar përçarje të thella. Në terren, skepticizmi dhe rezerva janë evidente, dhe kjo mund të reflektohet në mungesë angazhimi apo madje në bojkot të heshtur të fushatës.

Pavarësisht deklaratave publike për unitet dhe bashkëpunim, realiteti i brendshëm duket i ndarë dhe i tensionuar. Konflikti i hapur për kandidaturën e Asaf Abduramanit përbën një sfidë serioze për AKI-në, e cila duhet të gjejë shpejt mënyra për të zbutur konfliktet në mënyrë që të mos pësojë humbje në vota.

Këto zgjedhje do të jenë test i vërtetë i qëndrueshmërisë së koalicionit dhe i aftësisë për të bashkuar strukturat pas një kandidature që ka ndezur një debat të brendshëm me pasoja të mundshme.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments