8 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Tetor, 2025
BallinaLajmePaniku në Komunën e Vrapçishtit: Dosjet e krimit zhduken para ardhjes së...

Paniku në Komunën e Vrapçishtit: Dosjet e krimit zhduken para ardhjes së administratorit të qeverisë!

Në Komunën e Vrapçishtit po shpërthen një skandal i rëndë me erë korrupsioni dhe paniku politik!
Pamje të siguruara nga burime të brendshme në komunë, që për arsye sigurie mbeten anonime, tregojnë zyrtarë komunalë duke nxjerrë dokumente zyrtare me vetura të komunës, në orë të pazakonta.

Në këtë veprim janë përfshirë, sipas burimeve, Rexhep Fetai, i punësuar në komunë, Erdal Ahmedi, sekretar komunal, dhe Suat Bajrami, shofer i kryetarit të komunës. Dyshohet se dokumentet janë zhvendosur për t’u fshehur ose zhdukur, me qëllim mbulimin e gjurmëve të krimit ekonomik dhe korrupsionit që për vite ka rënduar mbi këtë komunë.

Ngjarja vjen menjëherë pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që konstatoi dështimin e zgjedhjeve në Vrapçisht për shkak të mosarritjes së censusit prej 1/3 të votuesve.
Sipas ligjit, në këto raste, qeveria emëron një administrator të përkohshëm (të besuar të qeverisë) për ta menaxhuar komunën deri në përsëritjen e zgjedhjeve brenda 60 ditëve.

Prandaj, kjo nxjerrje e fshehtë e dokumenteve interpretohet si akt paniku nga zyrtarët aktualë, që kanë frikë se ardhja e administratorit të qeverisë do të zbardhë aferat dhe abuzimet e tyre shumëvjeçare.

Sot pyetja që shtrohet në opinion është e qartë:
Çfarë po fshihet në Vrapçisht – dhe pse u desh dështimi i zgjedhjeve që të fillojë fshirja e gjurmëve?

 

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments