8 C
Tetovo
E enjte, 29 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniParalajmërimi i takimit Ahmeti- Mickoski, Mexhiti: Janë shpikje të BDI-së, nuk janë...

Paralajmërimi i takimit Ahmeti- Mickoski, Mexhiti: Janë shpikje të BDI-së, nuk janë faktorë

Lidhur me takimin që paralajmëron lideri i BDI-së Ali Ahmeti me kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti është i prerë se BDI hallin e vetëm e ka si të vjen në qeveri, dhe jo interesin e shqiptarëve.

“Qëllimi i vetëm dhe final i opozitës është si të vijnë në qeveri, nuk e kanë hallin as të qytetarëve e as të shqiptarëve, mirëpo a do ketë takime kokë në kokë, edhe po të ketë nuk janë faktorë që mund të determinojnë situatën politike në vend”, ka thënë Mexhiti.

Shton se BDI dhe Ahmeti kanë problem edhe me anëtarësinë e vet që të mos i ikin dhe demoralizohen plotësisht.

“Ndaj ai (Ahmeti) shpik takime kokë në kokë, zgjedhje të parakohshme, momente të jashtëzakonshme që është ndoshta legjitime për ta joshur ose mbajtur rreth vetes anëtarësinë që të mos i ikë”, kë nënvizuar Mexhiti në emisionin “Klik plus” në TV21.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments