Himni është këngë solemne që i kushtohet atdheut dhe mbahet si simbol i njësisë së kombit e të shtetit. Prandaj, secili qytetarë e ndjen atë himn teksti i të cilit përshkruan lidhshmërinë me të kaluarën, ngjallë ndjenjën e guximit dhe të krenarisë. Sëfundmi është rikthyer kjo temë pasi partia në pushtet VMRO-DPMNE ka sjellur vendime që në komuna të caktuara të intonohet himni maqedonas. E për ironi këshilltari i vetëm i BDI-së në Komunën e Velesit, Nevzat Muaremovski ka votuar “për” intonimin e obligueshëm të himnit maqedonas në të gjitha shkollat fillore në Veles. Në votimin e propozimit që dëshmohet dhe përmes video incizimit, Muaremovski voton “për”. Megjithatë, himni maqedonas mund të intonohet por paralelisht me atë duhet gjithsesi të intonohet edhe himni shqiptarë në shkollat shqipe, shkruan Zhurnal.
Riaktualizohet tema e himnit sërish –
Këshilltari i BDI-së në Veles voton “pro” himnit maqedonas në shkolla. Këshilltari i vetëm i BDI-së në Komunën e Velesit, Nevzat Muaremovski ka votuar “për” intonimin e obligueshëm të himnit maqedonas në të gjitha shkollat fillore në Veles. Në votimin e propozimit që dëshmohet dhe përmes video incizimit, Muaremovski voton “për”.
“Kush është për? Konstatoj se me 20 vota “për” u miratua propozimi për intonimin e obligueshëm të himnit të Republikës së Maqedonisë nëpër shkollat fillore të Komunës së Velesit”.
Televizioni Alsat e kontaktoi Muaremovskin. Kërkuan sqarimin e tij pse votoi propozimin ndaj të cilit doli kundër subjekti të cilit i takon ai. Muaremovski na tha se ka votuar gabimisht.
“Unë kam menduar se është vetëm për shkollat e mesme. Kam bërë gabim”, tha Nevzat Muaremovski, Këshilltar i BDI-së në Komunën e Velesit për Alsat.
Mbetet e paqartë se si Muaremovski arsyeton votën vetëm për shkollat fillore, duke e parasysh se ai vetë është mësues në shkollën fillore të Buzallakovës, e ndërkohë në Veles ka edhe paralele shqipe nëpër shkollat e mesme, gjimnazin dhe shkollën e mesme ekonomike.
Një ditë më parë, BDI-ja këtë vendim i atribuoi koalicionit VLEN. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi përmes një reagimi në rrjetin social Facebook ka uruar VLEN-in për këtë të arritur.
“Përderisa z. Taravari deklaroi se nuk e din himnin kombëtar, nga sot në Veles bëhet i obligueshëm intonimi i himnit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në shkollat fillore! Urime VLEN-it!”, u shpreh Arbër Ademi, Nënkryetar i BDI-së.
Në çdo shkollë shqipe duhet të intonohet himni shqiptarë dhe jo vetëm në komunat me shumicë shqiptare –
Kujtojmë që, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilalli Kasami, vitin e kaluar kur ishte hapur kjo temë atëkohë nga opozita maqedonase VMRO që sot janë pjesë e pushtetit, Kasami pati theksuar se nëse intonohet himni maqedonas nëpër shkolla do të duhet respektohet edhe shumica shqiptare dhe të intonohet edhe ai shqiptar.
“Në këtë rast nëse do të bëhet ndonjë vendim ligjërisht për t’u intonuar himni i shtetit sigurisht që duke respektuar shumicën e qytetarëve që janë të etnitetit shqiptarë do të duhet të intonohet edhe himni shqiptar”, pati deklaruar Kasami.
Ai gjithashtu tha se himni i shtetit nuk reflekton realitetin multietnik dhe të shoqërisë në Maqedoninë e Veriut prandaj edhe nuk mund të intonohet në komunat me shumicë shqiptare.
“Përderisa është ky realitet…kjo nënkupton ose duhet të ndërrohet himni i shtetit dhe të respektojë diversitetin kulturor dhe etnik ose nëse miratohet vendim që kështu si është të intonohet atëherë duhet të respektohet përkatësia multietnike e shtetit dhe shoqërisë dhe në vendet, në komunat apo në lokalitetet me shumicë shqiptare, si komunitet i dytë shumicë duhet të intonohet edhe himni shqiptarë”, pati përfunduar Bilall Kasami, nga Lëvizja Besa.
Tani mbetet të shihet nëse liderët e VLEN e posaçërisht Bilall Kasami do të qëndroj konzistentë ndaj asaj që ka deklaruar në kohën kur ishte opozitë. Kujtojmë që, tani Lëvizja Besa bashkë me partitë tjera që dikur ishin opoizitë janë pjesë e pushtetit kanë pozicione të mira dhe me ndikim dhe këtë ndikim duhet ta zhvendosin në praktikë për t’i bindur qytetarët e vendit që VLEN nuk reteron nga qëndrimet e mbi të gjitha janë zëri shqiptarë në Qeveri.
Megjithatë, një gjë duhet të sqarohet se nëse çështja e himnit bëhet zyrtare në të gjithë shtetin, himni shqiptarë duhet të intonohet në secilën shkollë shqipe, dhe jo vetëm në komunat me shumicë shqiptare. Pasi ka komuna të shumta në të cilat shqiptarët nuk janë shumicë por që ka numër të madh të shkollave shqipe për të plotësuar nevojat e shqiptarëve dhe në këtë kontekst gjithkund ku mësohet shqip duhet të intonohet himni shqiptarë. /Zhurnal.mk