8 C
Tetovo
E shtunë, 17 Maj, 2025
BallinaLajmePas disa ditësh heshtje, Arben Fetai shfaqet krah Albin Kurtit – një...

Pas disa ditësh heshtje, Arben Fetai shfaqet krah Albin Kurtit – një porosi e qartë për zhvillimet brenda Aleancës për Shqiptarët?

Në një kohë kur zhvillimet politike brenda Aleancës për Shqiptarët kanë nxitur reagime, qëndrime dhe tensione të shumta, pas disa ditësh mungesë në opinionin publik, Arben Fetai rikthehet fuqishëm në skenë, duke u shfaqur publikisht në krah të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Një fotografi e fortë dhe një takim që nuk mund të kalojë pa vëmendje, veçanërisht në një moment të ndjeshëm për orientimin e ardhshëm të partisë së tij.

Në një status të shpërndarë në rrjetet sociale, Fetai ndan mesazhin e tij politik me një simbolikë të fortë kombëtare e shpirtërore:

“Në agimin e kësaj dite, së bashku me disa miq të idealit nga Aleanca për Shqiptarët, morëm rrugën drejt Prishtinës, duke përshkuar autostradën ‘Arbën Xhaferi’, një rrugë që për ne nuk është thjesht infrastrukturë, por simbol i lidhjes sonë shpirtërore dhe kombëtare.”

Në zemër të Prishtinës, ata zhvilluan një bisedë vëllazërore me Kryeministrin Kurti, ku, sipas Fetait, u rikonfirmua ajo që i bashkon më fort se kurrë: vizioni i përbashkët për progres, zhvillim dhe bashkëpunim përtej kufijve shtetërorë.

“Ajo që na bashkon sot, më shumë se kurrë, është vizioni dhe ideali ynë i përbashkët për progres dhe zhvillim – një ideal që s’njeh kufij, as pengesa,” – thekson Fetai.

Ky takim, në dukje i zakonshëm, ngre pyetje të rëndësishme për drejtimin politik që pritet të marrë Arben Fetai dhe bashkëpunëtorët e tij brenda Aleancës për Shqiptarët. A është ky sinjal për një afrimitet të ri politik me Vetëvendosjen? Apo ndoshta një pozicionim i qartë në kontekstin e ndarjeve të brendshme partiake?

Në mungesë të deklaratave të drejtpërdrejta, veprat dhe simbolet flasin vetë – dhe kjo dalje publike, në këtë moment të veçantë, lë pak vend për interpretime…!

 

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments