Pas fitores me 1.400 vota diferencë nga kundërkandidati. Feti Abazi ka njoftuar se do u rikthehet edhe njëherë takimeve me qytetarët e komunës së Bogovinës, për të ju shprehur atyre mirënjohjen dhe se qeverisja e tij do jetë e përbashkët me sovranin.
“Të nderuar bashkëqytetarë,
Këto ditë do të vijojmë me takime me qytetarë, miq, përkrahës e grupe që kanë qenë në mbështetjen tonë!
Mesazhi yne do të jetë i qartë:
JU JENI FORCA JONË!
QEVERISJA JONË DO TË JETË ME JU DHE PËR JU!
KOMUNA DO JU KTHEHET QYTETARËVE!
Shpresoj të shihemi së shpejti në lagjen, rrugën ose vendbanimin tuaj!”, ka shkruar Feti Abazi në Facebook.
            
                                    
