8 C
Tetovo
E diel, 18 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniPas largimit masiv nga Aleanca për Shqiptarët, Taravari i dorëzuar: “Jemi fituesit...

Pas largimit masiv nga Aleanca për Shqiptarët, Taravari i dorëzuar: “Jemi fituesit e tetorit!”

Pas javësh tensioni dhe largimesh të njëpasnjëshme nga Aleanca për Shqiptarët, më në fund edhe vetë Arben Taravari, kreu i kësaj force politike, ka reaguar përmes një postimi në fejsbuk.

Ajo që bie në sy në këtë komunikim është jo vetëm toni emocional, por edhe pamundësia për të dhënë një analizë të thellë politike mbi situatën e krijuar, duke zgjedhur në vend të kësaj një qasje simbolike e thuajse romantike ndaj realitetit të rëndë që po kalon partia.

Reagimi vjen pas një braktisjeje masive nga figura të njohura dhe anëtarë të devotshëm të ASH-së, të cilët janë distancuar qartë nga vendimi i Taravarit për të lënë qeverinë , një vendim i marrë pa debat të brendshëm, pa transparencë dhe pa respekt ndaj strukturave partiake. Kjo solli jo vetëm krizë të thellë besimi, por edhe një ndarje të dukshme që tashmë nuk mund të fshihet pas sloganeve të mjegullta si “jemi krenarisht më të fortë se kurrë”.

Ironikisht, në vend që të reflektojë mbi situatën apo të japë një drejtim të ri, Taravari zgjodhi të mbyllë reagimin e tij me frazën: “Mos harroni: jemi fituesit e Tetorit!”, një kujtim i një fitoreje të dikurshme që tashmë duket gjithnjë e më larg realitetit aktual të partisë që po rrudhet përditë.

Retorika e zakonshme për “unitetin”, “forcën” dhe “krenarinë” bie në kontrast të thellë me pamjen reale të një strukture të përçarë, të lodhur nga lëkundjet e brendshme dhe nga drejtimi pa vizion. Në politikë, fitoret e së kaluarës nuk mjaftojnë për të mbuluar humbjet e së tashmes, veçanërisht kur këto të fundit janë të vetëshkaktuara.

A do të mundet Aleanca për Shqiptarët të ringrihet pas kësaj krize? Apo ky është fundi i një kapitulli të shpresuar politik që tani po mbyllet me heshtje dhe slogane?

Koha do ta tregojë, por një gjë është e qartë: në politikë, largimet nuk ndodhin rastësisht. Ato janë gjithmonë pasojë e drejtimit të gabuar dhe mungesës së dëgjimit.

 

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments