Maqedonia e Veriut nuk do të merr pjesë as këtë vit në Festivalin Evropian të Këngës Eurovizion 2025, raporton Portalb.mk.

Radio Televizioni i Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar mospjesëmarrjen edhe këtë vit në festival.

Shkak për këtë është sfida financiare me të cilat përballet ky festival.

Vendi do të vazhdojë të merr pjesë në Eurovizionin për fëmijë.

Kujtojmë që ky është i treti vit radhazi që Maqedonia e Veriut nuk merr pjesë në Eurovizion.

Eurovizioni vitin e ardhshëm do të mbahet në Bazel të Zvicrës pasi Nemo me këngën “The Code” i sollën fitoren këtij shteti.