8 C
Tetovo
E shtunë, 2 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniPërçarje në ASH? Kryetari i Degës në Strugë, Lulzim Nasufi, i hedh...

Përçarje në ASH? Kryetari i Degës në Strugë, Lulzim Nasufi, i hedh kunja Ziadin Selës: Shumë më shitën… por kurrë nuk më blenë!

Kriza e brendshme në Aleancën për Shqiptarët duket se po thellohet. Kryetari i degës së ASH në Strugë, Lulzim Nasufi, ka shpërthyer në rrjetet sociale me një status të drejtpërdrejtë dhe të ngarkuar emocionalisht, që shihet si mesazh i qartë kundër liderit të partisë, Ziadin Sela.

Në një postim në Facebook, Nasufi shkruan:

“SHUMË NDIHMOVA… – NË BESË MË PRENË…
SHUMË MË SHITËN… – POR KURRË NUK MË BLENË!”

Duke shoqëruar statusin me hashtagun #MODEL TJETËR PËR STRUGËN, Nasufi lë të kuptohet qartë se është i zhgënjyer me trajtimin që ka marrë nga partia dhe përjashtimin e tij nga gara për kandidatin e mundshëm të ASH për Strugën.

Ky status vjen në një kohë kur Aleanca për Shqiptarët është duke përzgjedhur kandidatët për zgjedhjet lokale të vjeshtës, dhe përjashtimi i një figure të njohur si Nasufi nga gara ka shkaktuar pakënaqësi të dukshme.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments