Situata e rëndë e pengjeve që ka vijuar që nga orët e para të së shtunës në një bar kafe në qytetin Ende në Holandën lindore duket se ka marrë fund, sipas kryebashkiakut të qytetit.
Sipas agjencisë së lajmeve ANP, në orën 12:30, dy burra, njëri prej të cilëve kishte veshur një kapuç, dolën nga lokali ku disa persona ishin marrë peng më herët. Njëri është vënë në pranga nga oficerët e policisë, sipas të njëjtit burim.
Kujtojmë që tre nga pengjet u liruan rreth orës 11:30 njoftuan më herët media holandeze