Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me përfaqësues të Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas, zhvilluan një aktivitet në rrugën e Banjës, ku bashkëbiseduan me qytetarët për vizionin e tyre për një Tetovë të zhvilluar dhe të transformuar.
Në krah të Kasamit ishte edhe Albi Qamili, bartës i listës tashmë këshilltar i VLEN në Komunën e Tetovës i cili theksoi se platform e VLEN po merr përkrahje të madhe në çdo takim me qytetarët.
“Kudo që shkojmë, marrim përkrahje masive për platformën tonë, për Tetovën që ecë përpara,” – u shpreh Qamili pas takimit.


