8 C
Tetovo
E shtunë, 13 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniPërleshje masive në autostradën Tetovë–Gostivar: 4 persona nga Bogovina me veturë me...

Përleshje masive në autostradën Tetovë–Gostivar: 4 persona nga Bogovina me veturë me drita sinjalizuese ndalojnë dy persona nga Piroku dhe i rrahin

MPB njofton se më 13.12.2025, rreth orës 02:00, në SPB Tetovë u privuan nga liria B.Sh. (24), I.I. (28), A.I. (27) dhe F.I. (24), të gjithë nga fshati Bogovinë, rajoni i Tetovës.

Pas një denoncimi paraprak në SPB Tetovë se rreth orës 01:00, në autostradën Gostivar–Tetovë, pranë nyjës së Kamenjanit, derisa A.A. (28) nga fshati Pirok po lëvizte me një veturë BMW me targa zvicerane, në të cilën si bashkëudhëtar ishte R.J. (28) nga Piroku, pas tyre po lëvizte një veturë Passat me targa të Tetovës, e drejtuar nga I.I. nga fshati Bogovinë.

Sipas kallëzimit, drejtuesi i automjetit Passat kishte aktivizuar dritat sinjalizuese, më pas i kishte parakaluar dhe ua kishte ndërprerë rrugën. Nga automjeti kishin zbritur personat e arrestuar, të cilët fizikisht i kishin sulmuar A.A. dhe R.J..

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet parashtresë përkatëse.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments