Reshjet e shiut në kantonin zviceran të Valais kanë shkaktuar përmbytje të rënda, duke izoluar banorët në destinacionin turistike të Zermatt.
Reshjet e vazhdueshme dhe bora e shkrirë kanë çuar në përmbytje të konsiderueshme në kantonin zviceran të Valais, shkruan Euronews.
Derisa, hekurudha Matterhorn-Gotthard ndërpreu operimet, duke bërë që të mos kenë mundësi të arrijnë banorët e tjerë deri në Zermatt.
Në komunën Chippis janë evakuuar rreth 30 banorë, të cilët e kanë kaluar natën në gjimnazin e komunës, sipas kryebashkiakut lokal.
Autoritetet federale zvicerane gjithashtu e kanë ngritur nivelin e rrezikut për pjesë të Valais në nivelin e dytë më të lartë, në nivelin 4.