8 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
BallinaRubrika satirike - Flokë e PolitikëPersonazhet kryesorë të serialit “Flokë e Politikë”

Personazhet kryesorë të serialit “Flokë e Politikë”

Rubrika e Re në FOL: “Flokë e Politikë” – Satira që ju qeth mendimet… jo flokët!
Në një kohë kur politika lokale është bërë më shumë thashethem se vizion, më shumë “show” se strategji, portali FOL sjell për ju një seri të re satirike me titullin: “Flokë e Politikë”.
Ja kush janë:

Personazhet Kryesorë të Serialit “Flokë e Politikë”

  1. Berberi – “Daja Ilmi”

Mosha: Rreth të 60-ave
Origjina: Tetovë
Profesioni: Berber me përvojë prej dekadash
Stili: Humor therës, filozofi popullore, batuta që godasin si brisk
Tiparet:

  • Memorie enciklopedike për të gjitha zgjedhjet nga koha e Jugosllavisë deri sot
  • Nuk i beson asnjë partie… të gjithë i quan “ustallarë të mashtrimit”
  • Fjalët i ka më të mprehta se brisku
    Fraza karakteristike:
    “Or bir, këta nuk ta presin flokun, ta shkulin kokën!”
  1. Gazetari – “Mali”

Mosha: 30-vjeçar
Origjina: Tetovë
Profesioni: Gazetar i pavarur, punon për një portal lokal
Stili: I shpejtë, cinik, me laptop gjithmonë me vete
Tiparet:

  • Brezi i ri, gjithmonë në kërkim të “skandalit të radhës”
  • E sheh politikën si burim lajmesh, jo si ideal
  • Ka qasje më moderne, por shpesh bie në kurthin e naivitetit profesional
    Fraza karakteristike:
    “Dajë, kjo është për portal… skandal me përmasa lokale!”
  1. Taksisti – “Xhaferi prej Debreshi”

Mosha: 50+
Origjina: Debresh, Gostivar
Profesioni: Taksist
Mjeti: Golf 3, ngjyrë hiri, me dyer që nuk mbyllen mirë dhe me tapiceri të tymosur
Tiparet:

  • Tymi i duhanit është pjesë e brendshme e makinës
  • Ka qindra histori pasagjerësh, politikanësh dhe thashetheme fshati
  • I drejtpërdrejtë, me humor të thatë dhe gjuhë pa filtra
  • Njeriu i terrenit: e di kush me kë shkon, kush ka borxh, kush ka dashnore, kush bën tendera
    Fraza karakteristike:
    “Unë i kam vozit të gjithë… prej ministresh deri te ata pa dinar në xhep!”
  1. Studenti – “Drini”

Mosha: 22 vjeç
Origjina: Strugë
Statusi: Student i gazetarisë në Universitetin e Tetovës
Tiparet:

  • Idealist, pak naiv, gjithmonë me bllok shënimesh në dorë
  • Shkruan ese për “ndikimin e mediave në demokraci” por vuan me praktikën reale
  • Ka qejf të debatojë me Malin dhe Dajën Ilmi për “etikën gazetareske”
  • Shpesh kapet duke bërë “live” për TikTok ose duke regjistruar fshehurazi bisedat në berberi
    Fraza karakteristike:
    “Profesori na tha se qytetaria aktive nis nga terreni!”

5.  Aktivisti i zhgënjyer – “Shpëtimi nga Gostivari”

Mosha: 35 vjeç
Ish-pozita: Drejtor i një institucioni publik, ish-besnik i Taravarit
Statusi: Pa punë, pa veturë, me borxhe te Xhaferi
Tiparet:

  • Jeton me nostalgjinë e “kohëve të arta të ASH-së”
  • Ka mbetur me premtimet e pambajtura të doktorit
  • Çdo ditë refresh Instagramin e Taravarit për ndonjë postim shprese
  • Përdor shërbimet e taksistit Xhafer me “pagesë të vonuar”
    Fraza tipike:
    “Për doktorin kam lënë gjithçka… tash s’kam asgjë!”

6. Shankisti – “I Ramiut”

Emri real: Askush nuk e di. Të gjithë i thonë “shankist”
Profesioni: Papunësia e tij është zanat më vete
Hobi: Thashethemet, shpifjet dhe mashtrimet e lezetshme
Tiparet:

  • Shpesh i huq me informatat politike
  • I njohur për “burime të sigurta” që as vetë s’i di
  • Manipulon Ramiun e Tetova Nesër me “ekskluziva të rreme”
  • Çdo dy javë i bie telefoni për ndonjë “shans pune në Evropë”
  • Pas shumë mashtrimesh, përfundon kamarier në Kroaci, por sërish vazhdon të dërgojë “informacione bombastike” nëpër WhatsApp
    Fraza karakteristike:
    “O Rami, kjo që po ta jap sot, nuk është për publik… vetëm për ty!”

6.  Postieri (Militanti i BDI-së)

Profili: Rreth të pesëdhjetave, trup mesatar, gjithmonë me uniformën e verdhë të Postës dhe çantën e rëndë me letra. Ka një zë të lartë dhe flet me patos si në miting.

Karakteristikat: Militant fanatik i BDI-së, e përdor punën e postierit për të shpërndarë propagandë, fletushka dhe premtime të partisë. Ka fraza të gatshme si: “Zhvillimi vjen!”, “Aliu nuk premton kot!” dhe “Gjithçka është pjesë e planit të madh!”.

Stili i të folurit: Me tone bindëse, plot entuziazëm militant, shpesh me slogane politike.

Marrëdhëniet me të tjerët:

  • Nuk duron kritika ndaj BDI-së.
  • Përplasjet më të shpeshta i ka me Dajën Ilmi dhe Xhaferin që e ironizojnë.
  • Mundohet t’i bindë të gjithë se “ndryshimi po vjen”.
  • Me Maliun ka marrëdhënie të tensionuar, sepse gazetari nuk ia ha propagandën.

Humori: Personazh komik, tipik “agjitator lokal”, që shpesh bëhet objekt talljesh, por vetë nuk e kupton.

 

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments