8 C
Tetovo
E enjte, 26 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniPesë kandidatë intervistohen për Këshillin Gjyqësor, njëra tërhiqet nga gara

Pesë kandidatë intervistohen për Këshillin Gjyqësor, njëra tërhiqet nga gara

Në komisionin Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime u intervistuan pesë nga gjashtë kandidatët, të cilët i plotësonin kushtet ligjore për anëtar të Këshillit Gjyqësor.

Kandidatja Svetllana Popovska nuk u paraqit para Komisionit, ndërsa besohet se ajo e tërheq kandidaturën e saj.

Sabedin Dauti, Arbër Isaku, Sejfulla Osmani, Feuzi Xhaferi, Fadil Xhelili janë pesë kandidatët, shumica e të cilëve punojnë si avokatë dhe vijnë nga rajoni i Gostivarit.

Disa prej tyre punojnë në Gjykatën Themelore në Gostivar dhe disa në institucione shtetërore. Në total ishin dhjetë kandidatura, ndërsa grupi i punës vendosi se vetëm gjashtë prej tyre plotësojnë kushtet e kërkuara.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments